Last Updated on 12/09/2025 by adminfjala
Një rast i paprecedent ka ndodhur teksa makina e bashkisë së Bulqizë shkel ligjin e Kodit Rrugor.
Policia ka ka gjobitur makinën e Bashkisë së Bulqizës që transportonte mbeturina, për shkak se nuk e kishte sistemuar ngarkesën, duke shkaktuar rënien e tyre në rrugë.
Bëhet fjalë për shoferin e identifikuar si Fatmir Murra i cili u gjobit me shumë e 2 mijë lekëve të reja.
Automjeti transportonte mbetjet nga Shupenza për në Bulqizë.
“Nuk sistemoi ngarkesën në automjet, ndëshkohet me gjobë drejtuesi i mjetit. Pas publikimit të një videoje në faqen “Harta Dixhitale e Aksidenteve Rrugore”, ku shfaqej një automjet në qytetin e Bulqizës duke transportuar, në dukje, mbeturina, ngarkesa e të cilit nuk ishte sistemuar siç duhet dhe për pasojë një pjesë e saj kishte rënë në tokë, shërbimet e Policisë kryen menjëherë verifikimet për rastin. Si rezultat i verifikimeve, u identifikua drejtuesi i automjetit, shtetasi F. M., banues në Bulqizë, i cili, në zbatim të nenit 162 të Kodit Rrugor, u ndëshkua me gjobë në vlerën 2 000 lekë.”, njofton policia. m.p.
