Last Updated on 12/09/2025 by adminfjala
Elena Kocaqi mendon se asnjë parti apo kandidat nuk ka shans të fitojë zgjedhjet për bashkinë e Tiranës, për sa kohë nuk ka rregulla të barabarta loje. Sipas saj, zgjedhjet e pjesshme do të jenë biznes.
“E gjithë opozita e bashkuar, edhe sikur Elon Musk të vijë në Tiranë, do ta humbë atë dhe bashkitë e tjera. Ramës i duhet legjitimim i fitores dhe do tentojë të bëjë biznes, për ta futur opozitën në garën që e ka të fituar sepse ai voton dhe numëron vet. Do të tentojë që të bëjë pazar me Berishën, për ndonjë ndarje në tavolinë me qellim ta bindë. Kandidatët e opozitës që do garojnë janë të humbur dhe hyrja në garë do të jetë jo për fitore por për biznes. Asnje parti nuk duhet të hyjë në zgjedhje kur partia shtet voton e numëron vetë. Madje dhe populli kot mundohet e voton se nuk e pyet askush. Me këto kushte nuk ka asnjë shans për zgjedhje të lira”, ka shkruar ajo në Facebook. m.p.
