Një ngjarje e rëndë është shënuar në qytetin e Vlorës, ku një shtetase ka ndëruar jetë pasi ka kryer një ndërhyrjeje kirurgjikale. Shtetasja 57-vjeçare me iniciale M.B. ndërroi jetë në banesën e saj.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materiale për vlerësim, pasi pas një ndërhyrjeje kirurgjikale të kryer më herët, ka ndërruar jetë në banesën e saj shtetasja M. B., 57 vjeçe. Vijon puna për përcaktimin e saktë të shkakut të vdekjes”,-thuhet në njoftim.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./ K.M
