Last Updated on 08/10/2025 by adminfjala
Dy gra nga Austria, Doris Grünwald dhe Jessica Baumgartner, të cilat ishin ndërruar gabimisht në maternitet në qytetin Graz në tetor të vitit 1990, janë takuar për herë të parë pas 35 vitesh.
Të dyja kishin lindur para kohe dhe ishin vendosur në inkubator. Gjatë kësaj kohe ndodhi ngatërrimi, duke bërë që secila të rritej nga prindërit biologjikë të tjetrës.
E vբrteta erdhi vite më vonë: fillimisht Doris, në vitin 2012, ku pas një dhurimi gjaku kuptoi se grupi i saj nuk përputhej me atë të nënës. Jessica e zbuloi të njëjtën gjë kur mbeti shtatzënë dhe një mjek e informoi për rastin e njohur të foshnjave të ndërruara. Ajo e kontaktoi Doris-in përmes Facebook-ut dhe më pas u takuan, duke përshkruar momentin si emocional dhe mjaft të veçantë.
Jessica tha për mediat se ndjenja është e përzier: Ka shumë emocione nga më të bukurat, por edhe shumë dhimbje./kb
