Last Updated on 09/03/2026 by Monika
Kreu i PD-së Sali Berisha mbajti fjalën e tij në foltoren e radhës me demokratët si çdo të hënë përpara kryeministrisë.
Berisha iu drejtua intelektualëve të vendit që të mos konformohen me këtë regjim por të ngrihen kundër atij.
Nga ana tjetër, kryedemokrati shtoi se Rama po mbyll dyert e Europës për shqiptarët, pasi me asgjësimin e drejtësisë në rastin Balluku, nuk bëhet më fjalë për një shtet, por një bandë.
Berisha: U drejtohem dhjetëra mijëra mësuesve mjekëve juristëve të këtij vendi. Konformizmi me këtë regjim është mëkati më i madh i jetës. Nënshtrimi ndaj këtij regjimi është një gabim i pafalshëm, asnjëri nuk duhet të konformohet me këto që ndodhin. Para së gjithash ju banorët e shtëpisë së dijes, anëtarët e inteligjencës së këtij kombi i keni më të mëdha përgjegjësitë. Asnjëri prej jush nuk thotë dot se nuk kuptoj se ç’po ndodh.
Kreu i regjimit po përdor mazhorancën, mandatet e krimit si parzmore, për të mbrojtur veten e tij nga vjedhjet qytetarëve. Asnjëri prej jush nuk mund të pajtohet sepse ju më mirë se të gjithë të tjerët e keni të qartë se me këto akte kreu i organizatës kriminale Edi Rama po mbyll dyert e Europës për shqiptarët. Po shkatërron ëndrrën europiane. Asnjë prej jush nuk mund të pretendoj se nuk e kupton se kur shkelet kushtetuta, kur drejtësia asgjësohet, nuk ka më një shtet, por një bandë, parashtet./mxh
