Last Updated on 09/08/2025 by adminfjala
Kryeministri Edi Rama ka shprehur respektin dhe mirënjohjen e tij për efektivët e Policisë të cilët mbajnë me nder të veshur uniformën blu dhe dallohen për guximin dhe sakrificën e tyre.
Përmes një postimi në rrjetin e tij social, ai ka sjellë videon e efektivit 26-vjeç i cili pa marrë parasysh asgjë, vrapo për të shpëtuar jetën e katër personave të cilët mbetën të plagosur në aksidentin e rëndë në aksin Levan-Fier.
Përpos rastit të Klajdi Mustajt, kreu i qeverisë ka përmendur edhe Agim Trocin, efektivin i cili u hodh në zjarr dhe sakrifikoi veten për të shpëtuar fëmijë e të moshuar që u izoluan nga flakët në Delvinë
“Respekt! Kur një punonjës policie turpëron uniformën, me të drejtë të gjithë revoltohemi dhe padrejtësisht shumëkush shan të tërë policinë, por Policia e Shtetit nuk përfaqësohet nga ata që e turpërojnë, po nga mijëra burra, djem e vajza që punojnë me përkushtim, në mes të të cilëve ka edhe heronj si Agim Troci, i cili u hodh në zjarr për të shpëtuar nga zjarri të tjerët apo si Klajdi Mustaj, të cilit i jemi të gjithë mirënjohës për forcën e madhe të shembullit në shpëtimin e tre qytetarëve të dëmtuar gjatë një aksidenti në aksin rrugor Levan-Fier”, shkruan kreu i qeverisë, duke theksuar kështu se Policia e Shtetit përfaqësohet nga këta të rinj të cilët e duan uniformën që mbajnë veshur dhe janë të gatshëm të sakrifikojnë dhe jetën e tyre për mirëqënien e qytetarëve./e.t
