Last Updated on 02/07/2026 by Anisa
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar pas incidenteve të ndodhura gjatë protestës së zhvilluar para Kuvendit, ku mbetën të plagosur disa efektivë të Policisë së Shtetit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla publikoi foton e një efektivi policie, i cili, sipas tij, u godit në kokë me gur nga protestuesit. Në imazhin e shpërndarë, efektivi shihet i gjakosur, ndërsa shoqërohet nga një koleg për të marrë ndihmë mjekësore.
Në reagimin e tij, Balla dënoi aktet e dhunës ndaj uniformave blu dhe theksoi se sulmi ndaj punonjësve të policisë është një sulm ndaj shtetit.
“Ky punonjës policie i gjakosur nga gurët dhe dhuna e këtyre mbetjeve sociale dhe politike është apeli ulëritës për çdo shqiptar t’i dënojë dhe distancohet nga dhuna. Gjaku i policisë është gjaku i shtetit. Kush ngre dorë kundër punonjësit të policisë, ka ngritur dorë kundër shtetit. Rëndësia e detyrës që mbart uniforma e Policisë së Shtetit, duhet ta bëjnë shoqërinë të reflektojë në marrëdhënien, sjelljen dhe respektin ndaj punonjësve të policisë. Policia i ka shërbyer dhe i shërben me devotshmëri atdheut dhe qytetarëve, përplaset çdo ditë me kriminelë e keqbërës. Policia ka derdhur gjak, në emër të misionit dhe betimit të saj”, shkroi Balla./ad
