Ish-banorja e “Big Brother VIP 1” dhe moderatorja e njohur Einxhel Shkira ka reaguar publikisht pas lajmeve që qarkulluan së fundmi, sipas të cilave ajo kishte pësuar një aksident të rëndë.
Gjithçka nisi pasi Einxhel publikoi një foto nga spitali, çka nxiti spekulime të shumta në rrjet dhe media për gjendjen e saj shëndetësore. Për të qartësuar situatën, moderatorja ka zgjedhur të reagojë përmes një “Instastory”, duke hedhur poshtë zërat për një aksident.
Einxhel sqaroi se dëmtimi ka ndodhur në shtëpi, teksa po hapte dhuratat e të birit, moment gjatë të cilit ka thyer këmbën dhe është dashur të ndërhyhet me operacion. Ajo theksoi se gjendja e saj është e mirë dhe se ndodhet në fazë rikuperimi.
“Jam si kokrra e mollës pas operacionit të këmbës dhe sapo të rikuperohem do të kthehem në shtëpi te fëmijët e mi”, shkruan Einxhel, duke qetësuar ndjekësit e saj./mxh
