Stuhitë e njëpasnjëshme kanë tronditur gadishullin Iberik, ku Spanja dhe Portugalia janë përfshirë nga përmbytje, erëra të forta dhe evakuime masive.
Situata në jug të Spanjës, veçanërisht në rajonin e Andalucias, është kritike, me mijëra banorë të larguar nga shtëpitë e tyre dhe autoritetet në gatishmëri të plotë.
Sipas meteorologëve spanjollë, Stuhia Marta goditi vendin më 7 shkurt, duke sjellë reshje të dendura dhe erëra të forta në zona që tashmë ishin të mbingarkuara nga reshjet e Stuhisë Leonardo.
Mbi 11,000 banorë u evakuan nga zonat e rrezikuara në Andalucía – kryesisht në provincën e Cadiz, por edhe në Cordoba, Jaen, Malaga dhe Granada. Një pjesë e zonave përgjatë lumit Guadalquivir u boshatisën pas rritjes dramatike të ujit.
Rrugët kryesore janë bllokuar për shkak të ujit dhe rrëshqitjeve të dheut, ndërsa shumë ura dhe rrugë dytësore janë të papërdorshme.
Forcat e Gardës Civile dhe ekipet e emergjencës po monitorojnë reservoirët dhe lumenjtë e rrezikuar, duke siguruar evakuimin e banorëve në zonat më të prekura. Autoritetet paralajmërojnë se situata mund të përkeqësohet nëse reshjet vazhdojnë.
Meteorologët e konsiderojnë këtë seri stuhish – përfshirë Leonardo dhe Marta, ndër më të fortat në javët e fundit dhe bëjnë apel për kujdes maksimal dhe shmangie të udhëtimeve të panevojshme./mxh
