Last Updated on 03/12/2025 by Monika
Sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave është vendosur drejtori i ri i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit.
Me VKM është vendosur të emërohet drejtori i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit Xheni Beqaj.
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 10/1, të kreut III, të vendimit nr.569, datë 17.7.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e kompetencave, mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të Agjencisë Kombëtare të Bregdetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Z. Xheni Beqaj emërohet drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”, thuhet në njoftim./mxh
