Bota ka ende një mundësi që të shmangë efektet e tmerrshme të ngrohjes globale dhe t’i kthehet objektivit 1.5 gradë Celsius nëse qeveritë përqendrohen te çlirimi i gazeve serë.
Sipas një studimi nga The Climate Analytics, synimet e qeverive nuk janë të duhurat dhe duhet të rishihen shpejt, ndërsa bën thirrje për rritje të energjisë së ripërtëritshme dhe aplikimit të energjisë elektrike në sektorët kyç si transporti, ngrohja dhe industria.
Liderët botërorë po realizojnë një takim në Belém, një qytet i vogël pranë Amazonës në Brazil që do të mbahet gjatë së enjtes dhe së premtes për të diskutuar mbi krizën klimatike para se të nisë samiti i klimës Cop30 të hënën.
Prej dy vitesh, temperaturat kanë tejkaluar kufirin e nxehjes globale me 1.5 gradë Celsius mbi nivelin paraindustrial të përcaktuar nga marrëveshja e vitit 2015 në Paris.
Grupi i The Climate Analytics tha se ideja e tyre bën që ngrohja të arrijë kulmin 1.7 gradë Celsius para vitit 2050. Ata thonë se deri në fund të shekullit mund të ulet në 1.5 gradë duke hequr karburantet fosile dhe duke përdorur teknologji për largimin e karbonit që të përthithet dioksidi i karbonit nga atmosfera.
Kjo nuk do ta fshijë rrezikun e kalimit të pragut prej 1.5 gradë Celsius. Shkencëtarët janë të vetëdijshëm për disa pika të ndjeshme si shkrirja e akullnajës së Groenlandës apo mundësia që pylli i Amazonës të kthehet nga mushkëria e botës në çliruesin kryesor të karbonit në atmosferë, çka mund të ndodhin nëse Toka ngrohet edhe më shumë.
Nuk dihet se në çfarë temperaturash mund të ndodhin këto ngjarje dhe çdo fragment i një grade ngrohjeje është rrezik. Një pikë problematike është zbardhja e koraleve në detet që po ngrohen.
Planet që kanë tani qeveritë mund ta reduktojnë karbonin me 10% deri në 2035. Sipas Climate Analytics, emetimet duhet të bien me një të pestën deri në 2030 dhe me 11% në vit në 2030 e pas për të kufizuar ngrohjen në 1.7 gradë Celsius. Metani duhet të ulet me 30% deri në 2035./kb
