Last Updated on 13/02/2026 by EL
Engjëll Agaçi është larguar nga detyra e Sekretarit të Përgjithshëm në Këshillin e Ministrave.
Sipas burimeve jo zyrtare sot në takimin e Ramës me ministrat janë prezantuar tre njerëzit e rinj pranë Ramës.
Sipas të njëjtit burim prezantimi i Elsonida Ramës si sekretare e përgjithshme dhe Vilma Gurit si shefe kabineti është bërë të premten paradite.
Elsonida Rama ka punuar edhe më parë në drejtorinë juridike në Kryeministri, dhe më pas deri në emërimin Sekretare e Përgjithshme, ka qenë drejtoreshë e kodifikimit në ministrinë e Drejtësisë. Ajo është parë të hyjë në Kryeministri, në mbledhjen e qeverisë dy ditë më parë, së bashku me Engjëll Agaçin./et
