Last Updated on 18/11/2025 by EL
Analisti Ergys Mërtiri ishte i ftuar në emisionin “Tirana Live” ku komentoi çështjen e bujshme të “21 Janarit”. Ergys Mërtiri nuk i kurseu akuzat ndaj Sali Berishës, duke thënë se ky i fundit ka fshirë serverat dhe ka penguar hetimet.
Analisti Ergys Mërtiri shtoi më tej se kryedemokrati Sali Berisha duhet të japë llogari pasi kjo çështje është mjaft e rëndë.
“Berisha ka frikë për këtë çështje, sepse me sa duket kjo është një çështje që e rëndon vërtet. Ka shumë gjera për të cilat ai kurrë s’ka dhënë shpjegime.
Nuk po them ka dhënë apo s’ka dhënë urdhër, kjo mbetet për t’u hetuar, por ai ka penguar prokurorinë të hetojë ngjarjen. Ai ka fshirë dhe serverat. Ai është përpjekur dukshëm të fshijë provat dhe për këtë duhet të japë llogari.”-tha ai. e.t.
