Last Updated on 10/10/2026 by EL
Deputeti socialist, Erion Braçe, ka bërë një reagim të ashpër ndaj Agron Shehajt, edhe pse nuk e përmend me emër.
Sipas tij, Shehaj ka lëshuar patronazhistët e tij prej dy ditësh, për ta sulmuar me komente.
Braçe ndërkohë, ka ngritur disa akuza të rënda ndaj Shehajt, duke thënë se është bërë oligark përmes gjakut, drogës dhe spekullimit.
“Patronazhistët e oligarkut në sulm!
Jo vetem ndaj meje por ndaj cilitdo te gjalli qe komenton ketu.
Jane pa fytyre, pa emra, pa postime, me fare pak ndjekes apo te ndjekur prej tyre. Nuk ekzistojnë!
Jane robotet e kellires me te madhe qe ka politika sot;
Është oligarku i vetëm në politikë që paguan patronazhistë në territor e patronazhistë në rrjet.
Nese ate ne territor i ka bandite te dhunshem, keta ne rrjet i ka eunuke te dukshem;
Jam marre une me keta. Edhe me kete oligarkun jam marre.
Parate qe e bene te tille, oligark, jane ne tre cikle;
Cikli i pare i parave te tij vjen era gjak. Jane mundi e sakrifica e djemve e vajzave te shfrytezuar barbarisht ketu, ne infrastrukturat e tij. Ka fituar pafund ai prej tyre, por te shfrytezuarit nuk marrin as sac marrin mesuesit sot si rroge; ai nuk i paguan asgje ketij vendi, transferon jashte parate e gjakut te te shfrytezuave ketu.
Cikli i dyte i parave te tij, vjen era miell, eshte ai mielli i ndyre qe masakron e vret djem e vajza edhe ketu; jane kusherinj te tij ata qe kane bere drogen ne Gjermani e qe ketu ishin punonjes politik te tij.
Cikli i trete i parave te tij, kane eren e spekullimit, shitje blerje fiktive, fryrje fiktivisht te vlerave, pasuri qe zmadhohet prej tyre.
Ja kam dorezuar heret une letrat e tyre agjencive te kesaj qeverie; ja bejne muuu; nuk e kam kuptuar kurre pse e kane falur. Si thoni? Pse e kane falur?”, thotë Braçe në reagimin e tij./et
