Familja e poetes së njohur Mimoza Ahmeti ka dalë me një reagim publik në rrjetet sociale, duke ngritur shqetësime serioze për mënyrën se si ajo, sipas tyre, po trajtohet brenda spektaklit “Ferma VIP”.
Në deklaratën e tyre, ata pretendojnë se ndaj Ahmetit po përdoren fjalë fyese dhe sjellje që, sipas tyre, cenojnë dinjitetin e saj si grua dhe nënë. Ata e cilësojnë situatën si të papranueshme, duke theksuar se disa nga komentet e konkurrentëve kanë kaluar çdo kufi etik dhe po përhapen gjerësisht në rrjetet sociale.
Një tjetër pikë kritike në reagim është edhe qëndrimi i produksionit. Familjarët shprehen të zhgënjyer, duke pretenduar se këto situata janë toleruar dhe nuk janë marrë masa për t’i ndaluar apo menaxhuar siç duhet.
Sipas tyre, poetja nuk po trajtohet në mënyrë të barabartë as gjatë spektakleve “Prime”, ku shpesh i ndërpritet fjala ose nuk i jepet hapësira e nevojshme për të shprehur qëndrimet e saj./mxh
