Ish-ministri Arben Malaj është shprehur se Sali Berisha e ka humbur mundësinë për të qenë lideri i opozitës shqiptare.
Malaj tha se Mereme Sela, para se të dilte si kandidate për kryetare të PD-së, duhet të formonte një grup brenda partisë, në mënyrë që ta kishte më të lehtë për të konkurruar Berishën.
“Partitë politike janë institucione të parashikuara në Kushtetutë. Ato kanë detyrimin ligjor të lejojnë mendimin e lirë, mendimin ndryshe. Nëse një parti do të thoshte në Statut që ‘ndalojmë mendimin ndryshe, ndalojmë konkurrimin’, etj, jam i bindur që edhe Kreshniku nuk do ta regjistronte si subjekt politik, sepse regjistrimi bëhet në bazë të Kushtetutës. E dyta, partitë politike shqiptare, si bashkime vullnetare, financohen deri në 90 % nga buxheti i shtetit. Lidhur me Berishën. Berisha ka kohë që e ka humbur mundësinë për të qenë lideri i opozitës shqiptare. Në këtë aspekt, ne sot do të kishim një diskutim tjetër. A krijohet një sinergji pozitive në opozitë? Opozita nuk është një kundërshtar për jetë a vdekje, por është një alternativë. Lidhur me zonjën që ka dalë kandidate dhe shkon në gjykatë. Ajo ka të drejtë, sepse secili ka të drejtë të zgjedhë e të zgjidhet. Por pika e dobët, është se ajo ka dalë thjeshtë si individ. Por kur do të bëhesh lidere e një partie politike, ti krijon një grup. Po të jetë nga pikëpamja politike, Berisha përdor një argument që ‘s’ka asnjë eksperiencë, ku opozita duhet të jetë më e ashpër’”, tha ai.
Malaj shtoi se Berisha nuk i ka lejuar historikisht që të rriten figurat e reja brenda PD-së. Kjo pasi sipas tij, kryedemokrati ka mentalitet komunist./et
