Last Updated on 20/02/2026 by Anisa
Një seri ngjarjesh kriminale u regjistruan në ditët e fundit në rrethet e Lushnjës dhe Fierit, ku specialistët e policisë ndërhynë në raste të ndryshme, duke referuar materialet në Prokurori për veprime të mëtejshme.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier kanë nisur procedimin penal për dy vëllezër e motra nga fshati Çermë e Sipërme, Lushnjë, për kanosje ndaj avokatit K. I. Sipas policisë, shtetasit A. N., 36 vjeçe dhe N. B., 29 vjeç, kanë kanosur avokatin për shkak të detyrës së tij profesionale.
Po në Fier, specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin E. R., 51 vjeç, banues në fshatin Fiershegan, Lushnjë, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
Gjithashtu, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referuan në Prokurori rastin e F. Th., 38 vjeç, banues në Fier, i cili ka dëmtuar një automjet të marrë me qira dhe nuk ka përmbushur detyrimet për riparimin e tij.
Në procedime të tjera, policia ka nisur hetime për:
D., 26 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për vjedhje të një shume parash në një farmaci;
Xh. H., 56 vjeç, banues në Fier, i cili është kallëzuar nga vjehrra e tij për moslirim të një ambienti që i kishte marrë me qira, pavarësisht përfundimit të kontratës.
Materialet procedurale të gjithë rasteve janë referuar Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i plotë i policisë:
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Fier arrestuan shtetasin E. R., 51 vjeç, banues në fshatin Fiershegan, Lushnjë, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Fier referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin F. Th., 38 vjeç, banues në Fier, pasi ka dëmtuar një automjet që e kishte marrë me qira dhe nuk ka shlyer detyrimet për dëmin e shkaktuar.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-A. D., 26 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka vjedhur një shumë parash në një farmaci;
-A. N., 36 vjeçe dhe N. B., 29 vjeç (motër e vëlla), banues në fshatin Çermë e Sipërme, Lushnjë, pasi kanë kanosur për shkak të detyrës, shtetasin K. I., avokat;
-Xh. H., 56 vjeç, banues në Fier, pasi ka kallëzuar vjehrra e tij, se ai nuk liron një ambient që i kishte marrë qira asaj, edhe pse ka përfunduar kontrata.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.
