Last Updated on 10/02/2026 by EL
Deputetja e Partisë Socialiste, Zegjine Çaushi, ka publikuar një video nga protesta e opozitës e cila po zhvillohet para Kryeministrisë.
Në videon e publikuar shihet qartë një i mitur me pllaka guri në dorë, i cili gjuan forcat e rendit.
Në reagimin e saj, deputetja Çaushi thekson se është kapërcyer çdo kufi ligjor dhe moral. Sipas saj, të miturit duhet të mbrohen dhe jo të shfrytëzohen për axhenda politike, show mediatik apo përballje të dhunshme. “Kjo nuk është protestë, por papërgjegjshmëri,” shkruan ajo, duke e cilësuar situatën si alarmante.
Ish-kryeministri Sali Berisha i braktisur gjithnjë e më shumë nga mbështetësit e tij tradicionalë, duket se ka nisur të mbledhë fëmijë në protesta, Një veprim që bie ndesh me çdo ligj dhe normë morale të një shoqërie demokratike.
Përdorimi i të miturve në protesta të dhunshme përbën shkelje të rëndë të të drejtave të fëmijës dhe një precedent të rrezikshëm për shoqërinë. Ligji është i qartë: fëmijët nuk mund dhe nuk duhet të ekspozohen ndaj rrezikut fizik apo psikologjik për interesa politike.
Kur politika përdor fëmijët si mburojë apo instrument presioni, nuk kemi më të bëjmë me protestë, por me dështim të thellë etik dhe njerëzor.
