Last Updated on 09/07/2025 by adminfjala
Me 12 vite burg është dënuar Ilir Nukaj, pasi dhunoi për vdekje 80-vjeçarin Namik Rustemi në tetor të vitit 2024 në Fier, sepse nuk i dha birra. Nukaj përfiton gjykim të shkurtuar dhe do të vuajë 8 vite burg.
Gjykata e Fierit ka vendosur sot deklarimin fajtor të të pandehurit Ilir Nukaj, për veprën penale “plagosje e rëndë me dashje, me pasojë vdekjen”.
Burime për Report Tv bëjnë me dije se mbesa e viktimës në shenjë revolte ka thyer xhamin e derës kryesore të gjykatës, pasi kërkonte më shumë vite dënim.
Ilir Nukaj u arrestua një ditë pas vrasjes. Sipas hetimeve 47- vjeçari që njihej edhe me emrin Ledjan, kishte shkuar në dyqanin e të moshuarit dhe i kishte kërkuar birra, por 80-vjeçari ka refuzuar, duke e njohur si person me precedent kriminal. Pas refuzimit, Nukaj ka ushtruar dhunë ndaj çiftit. Më përpara Nukaj ka qenë më parë i dënuar me 10 vite burgim për tentativë vrasjeje. m.p.