Last Updated on 17/07/2026 by EL
FIFA AI Pro, platforma revolucionare e analizimit e bazuar te Inteligjenca Artificiale e zhvilluar nga Lenovo dhe FIFA është përdorur nga të 48 skuadrat që kanë marrë pjesë në Botërorin 2026. Të gjitha kombëtaret pjesëmarrëse kanë mundur të analizojnë miliona të dhëna, të ekzaminojë mbi 2000 metrika të ndryshme dhe të ofrojnë n johuri te vlefshme në kohë shumë të shpejta përmes raporteve të detajuara, grafikëve dhe animacioneve gjithëpërfshirëse
FIFA AI Pro është një Knoëledge Super Agent, i bazuar në platformën e agjentëve xIQ të Lenovo-s, që koordinon një numër të madh agjentësh të inteligjencës artificiale për të analizuar miliona të dhëna, për të vlerësuar mbi 2.000 metrika dhe për të gjeneruar analiza, raporte dhe animacione brenda vetëm pak minutash.
Deri më sot skuadrat më të pasura mund t’ia lejonin vetes analiza të këtij niveli. FIFA AI Pro vë në dispozicion të të gjithëvë, të njëjtat instrumenta të avancuara duke iu lejuar edhe kombëtareve të vogla që të përgatiten si fuqitë e mëdha të futbollit botëror.
Edicioni i zgjeruar me 48 skuadra ka dhuruar rezultate suroriza nga ana ekipeve outsider, disa prej të cilave ishin në eksperiencën e tyre të parë në këtë nivel. Kepi i Gjelbër e mbylli Kupën e Botës pa humbje brenda kohës së rregullt duke barazuar ndaj Spanjës favorite në ndeshjen e parë e duke vënë në vështirësi të mëdha Argjentinën kampionen në fuqi të botës përpara se të dorëzohej vetëm në kohën shtesë në 1/16 e finaleve./et
