Një burrë në Bitonto, në rajonin e Puglias në Itali, rrezikoi të humbiste një fitore prej 1 milion eurosh pasi hodhi gabimisht në plehra kuponin fitues të basteve.
“U gjet mes tonesh me mbeturina“, ka deklaruar ai, pasi punonjësit i erdhën në ndihmë për ta gjetur.
Pas orësh kontrollesh në grumbujt e mbeturinave, ata arritën të gjenin kuponin fitues, duke i mundësuar lojtarit të tërhiqte çmimin prej 1 milion eurosh.
Historia ka bërë jehonë në Itali për shkak të përfundimit të saj të pazakontë, ndërsa ndërhyrja e shpejtë e punonjësve të pastrimit rezultoi vendimtare për gjetjen e biletës së çmuar./ad

