Një ditë pas fitores së socialistit António José Seguro në zgjedhjet presidenciale të Portugalisë, analistët politikë paralajmëruan se e djathta ekstreme mund të zëvendësojë gradualisht partitë tradicionale të së djathtës, pavarësisht humbjes së saj në kutitë e votimit.
Seguro fitoi 66% të votave, duke mposhtur bindshëm kandidatin André Ventura. Megjithatë, rezultati i fortë i Venturës nxori në pah rritjen e ndikimit të së djathtës ekstreme në një vend që për një kohë të gjatë është konsideruar relativisht imun ndaj ekstremizmave politikë.
Seguro, i cili do të pasojë presidentin konservator Marcelo, ka deklaruar se do të jetë një mbrojtës I institucioneve demokratike.
Ndërkohë pavarësisht humbjes, Ventura deklaroi se votimi konfirmoi lidershipin e tij mbi të djathtën, duke sinjalizuar se përplasjet politike në Portugali janë ende larg përfundimit./mxh
Artikulli i MëparshëmKhamenei: Fuqia e Iranit qëndron te populli dhe uniteti, jo te raketat
