Ndarjet shpesh shënojnë mbylljen e një kapitulli dhe nisjen e një periudhe të re në jetë dhe kjo duket të jetë edhe historia e fundit e këngëtares së njohur Fjolla Morina.
Pas përfundimit të eksperiencës së saj në Big Brother VIP, dinamika në jetën personale të artistes duket se ka ndryshuar ndjeshëm, ndërsa prioritetet e saj janë riorganizuar.
Sipas raportimeve të Prive, Fjolla i ka dhënë fund lidhjes së saj rreth trevjeçare. Marrëdhënia ishte mbajtur kryesisht larg vëmendjes publike, megjithëse herë pas here ajo ndante me ndjekësit momente romantike në rrjetet sociale.
Ky vendim shënon një fazë të re për artisten, e cila duket e fokusuar në jetën personale dhe rrugëtimin e saj profesional./mxh
