Last Updated on 11/05/2026 by Monika
Artisti i njohur, Tedi Papavami, e cilësoi si një vlerësim të rrallë dekorimin e tij këtë pasdite me me “Yllin e Oficerit të Urdhrit Suprem të Shqiponjës”, nga kryeministri Edi Rama.

Në fjalën e tij të rastit, Papavrami u shpreh se kjo dekoratë vjen për të bashkë me ndjesinë e kujtimeve të kohës, ku ndërthuren lojërat në lagje, shokët e fëmijërisë, por edhe kujtimet në periudhën e liceut dhe viteve në Paris bashkë me Ramën.
“Jam shumë i prekur nga fjalët që the sepse më ngjallën shumë kujtime, si mprehtësia dhe komunikimi që kemi pasur dikur, kur flisnim në Paris shumë e shumë vite më parë. Sigurisht që jeta politike shumë e zënë i ka rrallësuar. Jam shumë i prekur që marr sot këtë vlerësim në Tiranë, vetëkuptohet dhe është një ndjesi e çuditshme e rrugës që kalon dhe rrugës së jetës. Në këtë sallë ndodhen shumë fytyra të njohura që nga fëmijëria ime më e hershme, shokët e lagjes me të cilët luaja, familjarë, pedagogë, miq të familjes. Ti vetë Edi, je pjesë e kujtimeve në lice. Ishe më i rritur dhe një figurë mbojtëse për mua”,-tha Papavrami./mxh
