Last Updated on 08/04/2026 by Anisa
Trashëgimtarja e Walmart, Alice Walton, është renditur në krye të listës së grave më të pasura në botë për të dytin vit radhazi.
Gratë po gjejnë gjithnjë e më shumë vend në listën e njerzve më të paur në botë. Lista e Forbes për miliarderët e vitit 2026 tregon një rritje të lehtë, por të ndjeshme: 481 gra nga 3,428 njerëzit më të pasur të planetit janë tani gra, që përbën 14% të listës, krahasuar me 13.4% një vit më parë.
Për të dytin vit radhazi, Alice Walton, trashëgimtarja e Walmart, qëndron në krye të listës, me një pasuri të vlerësuar në 134 miliardë dollarë. Pas saj renditen trashëgimtarja e L’Oréal, Françoise Bettencourt Meyers, me 100 miliardë dollarë, dhe Julia Koch, e veja e industrialistit David Koch, me 81.2 miliardë dollarë.
Lista e dhjetë grave më të pasura në botë për vitin 2026 është e përbërë nga kombinim i trashëgimtarëve të mëdhenj dhe sipërmarrëseve të vetëpuna, duke pasqyruar trendin në rritje të grave që krijojnë vetë pasurinë e tyre. Krahasuar me vitet e mëparshme, ky vit shënon një ndryshim gradual, por të rëndësishëm në peizazhin global të pasurive: gratë po bëhen gjithnjë e më të pranishme mes njerëzve më të pasur të planetit.
Dhjetë gratë më të pasura në botë në 2026 janë:
Alice Walton – 134 miliardë $ (SHBA, Walmart)
Françoise Bettencourt Meyers – 100 miliardë $ (Francë, L’Oréal)
Julia Koch & familja – 81.2 miliardë $ (SHBA, Koch, Inc.)
Iris Fontbona & familja – 52.6 miliardë $ (Kili, Miniera)
Jacqueline Mars – 49.1 miliardë $ (SHBA, Ëmbëlsira)
Rafaela Aponte-Diamant – 44.5 miliardë $ (Zvicër, Transport detar)
Savitri Jindal & familja – 39.1 miliardë $ (Indi, Çelik)
Miriam Adelson & familja – 37.5 miliardë $ (SHBA, Kazino)
Abigail Johnson – 33.2 miliardë $ (SHBA, Fidelity)
Zheng Shuliang & familja – 33.2 miliardë $ (Kinë, Produkte alumini)
Ky raport tregon se, pavarësisht se lista mbetet në mënyrë disproporcionale mashkullore, gratë po fitojnë hap pas hapi terren në botën e miliarderëve.
