Partia Demokratike ka realizuar një botim, lidhur me zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Botimi në gjuhën angleze mban titullin: “Farsa e madhe e zgjedhjeve në Shqipëri”, duke shtuar “Si manipuloi zgjedhjet Rama, duke përdorur narko-paratë, makinerinë e shtetit, intimidimin e votuesve dhe përkuljen e ligjit”.
Ky botim voluminoz dallon edhe për kopertinën në ngjyrë të purpurt, me imazh kryesor pako të mbështjella që ngjasojnë me paketime droge./mxh
