Last Updated on 18/10/2026 by Leonard
Reportazh nga Mentor Hoxha, Francë
Dita e djeshme ka qenë një nga ditët e mia më të trishta përgjatë dhjetë viteve që jetoj në Francë ku kam publikuar në gazetat ditore “Fjala” dhe “Koha jonë” mbi 100 artikuj dhe reportazhe për ngjarjet më të mëdha politike, historike, kulturore dhe sportive që kanë ndodhur këtu që nga viti 2016. Teksa ndiqja manifestimet e djeshme në Francë ku 12 qytete të mëdha u zhytën na kaos, kryesisht në Lyon, pashë me sytë e mi skena të dhunshme ngado në Francë, kryesisht në kryeqytetin e Galëve. Zyra turistike në sheshin e famshëm historik Belleceur që përpihej nga flakët më la kujtimin më të hidhur të këtij qyteti. Si një gazetar për të përdisthmen e njohur shqiptare “Fjala”, u futa mes protestuesve të shumtë për të bërë këtë reportazh, pa e menduar që gazi lotësjellës dhe bomblat me gaz do më shkaktonin lotë dhe dhimbje në kraharor. Ishte hera e parë që provoja gaz lotsjellës, ndonëse kisha marrë pjesë si gazetar profesionist në shumë manifestime popullore në Shqipëri dhe në Francë.
PROTESTA NËN MOTON “KUNDËR KOSTOS SË JETESËS” QË U KTHYE NË DHUNË URBANE
Nën moton kundër “kostos së lartë të jetesës” mijra francezë nga të gjitha moshat dhe shtresat sociale protestuan dje për pagat e ulëta dhe çmimet e shtrenjta. “Protestojmë nga kushtet e rënda të jetesës dhe nga dhuna e policisë ndaj nxënësve të shkollave të mesme në protesta e tyre të para disa ditëve u shprehën disa protestues”, por grupe të caktuara kaluan në akte vandalizmi. Kjo ditë mobilizimi u shënua nga skena lufte guerile urbane. Djegie, shkatërrime, plaçkitje dhe përleshje të ashpra me protestuesve dhe policisë pati në shumë qytete franceze. Në Limoges, bashkia u shkatërrua plotësishtnga zjarri. 1,800 persona u arrestuan dje në gjithë Francën, ndërkohë 150 oficerë policie dhe xhandarë u plagosën. Ministri i Drejtësisë, Gérald Darmanin, kërkon një përgjigje ligjore “jashtëzakonisht të vendosur”.
Mobilizimi i djeshëm mblodhi së bashku nxënës të shkollave të mesme, studentë universiteti, aktivistë të klimës, fermerë, mësues, prindër studentësh, punëtorë, pensionistë, familje me fëmijë, sindikata dhe parti të krahut të majtë (Veprimi Antifashist, LFI, PCF, NPA dhe të Gjelbrit) nga njëra anë dhe Jelekverdhë nga ana tjetër. Policia e Parisit lëshoi urdhra që ndalonin demostratat në disa zona të kryeqytetit, duke përfshirë afërsinë e Pallatit Élysée ku ndodhet presidenti dhe Matignon, rezidenca e qeverisë. Gjatë lëvizjes “Jelekët e Verdhë” të vjeshtës 2018, Pallati Elize ishte një objektiv i veçantë për protestuesit.
Disa nga sloganet ishin: “Të jetosh në Francë kushton shumë”, “Çfarë po prisni për të dëgjuar s hqetësi met e të rinjve?”, “Dorë për dore për Francën e së nesërmes”, “Mbështetje për të rinjtë, pavarësisht kostos”, “Francë, ngrihu dhe marsho! etj. Shumica e mesazheve të përcjella nga studentët e shkollave të mesme dhe universiteteve tingëllojnë si një thirrje për ndihmë. Ngazëllimi është i prekshëm; telefonat celularë mbahen lart për të kapur skenën dhe për ta postuar atë në TikTok, disa bërtasin: “Revolucion!”
“Mobilizimi i djeshëm filloi nga një video virale e postuar në rrjetin social TikTok në fillim të shtatorit. Pastaj, në një sfond të çmimeve të larta të benzinës dhe një kostoje në rritje të jetesës. Kjo thirrje u përball gjithashtu me protesta nga studentët e shkollave të mesme dhe universiteteve, të cilët, që nga mesi i shtatorit, kanë kërkuar kushte më të mira studimi. Në mediat sociale, slogani “jelekë të rinj” shpërndahet gjerësisht, i shoqëruar nga një imazh viral që bën thirrje për veprim. Ndërsa kostoja e lartë e jetesës është në gojën e të gjithëve, frika nga reagimi i dhunshëm nga forcat e rendit ndaj lëvizjes së nxënësve të shkollave të mesme është një tjetër faktor unifikues”, shkruan le monde.
Protestat e djeshme ishin protestat më të dhunshme që Franca ka parë prej dekadash. Ndërsa mijra njerzëz të të gjitha moshave protestuan në paqe, grupe të ndryshme me maska dhe pa maska kryen akte të shumta dhune duke e zhytur vendin në kaos total.
DHUNË, KAOS DHE SHKATËRRIM NË ZEMËR TË PARISIT
Kryeqyteti francez, Parisi përjetoi disa momente të vështira. Ngado shihen zjarre, shkatërrime dhe plaçkitje të shumta. Dy zjarrfikës u plagosën dhe një person vdiq nga arresti kardiak sipas Prefekturës së Parisit. Policia u përball me një dhunë me intensitet jashtëzakonisht të lartë. 855 persona janë arrestuar nga policia dhe13 policë dhe xhandarë janë plagosur, sipas Prefekturës së Policisë së Parisit. Mes të rrestuarve 9 nga 10 janë mbi 18 vjeç. Bashkia e Parisit shpreh keqardhjen “për mungzsën e mjeteve policore” për t’i dhënë fund plaçkitjeve të së shtunës. Prefekti i Parisit u shpreh se “përparësia jonë dje ishte mbrojtja e jetëve njerëzore”. Në Place de la République (Sheshi i Republikës) shpërthyen përleshje midis forcave të rendit dhe protestuesve të shumtë në numër. Forcat e rendit përdorën një top uji dhe gaz lotsjellës. Përveç kësaj, disa zjarre u shuan nga zjarrfikësit. Midis pranisë së madhe të policisë dhe kazanëve të mbeturinave që digjeshin dhe gazit lotsjellës që hidhej nga policët, një turmë e madhe që shkoi për të demonstruar paqësisht dukej se po aty të gjente rrugë rreth Place de la Republique. Marshimit parizian në rrugë iu bashkua edhe kandidati presidencial i La France Insoumise, Jean-Luc Mélenchon. Në Paris, Unioni i Shkollave të Mesme dhe Unioni i Studentëve duan të “ndjekin e majit ’68”. Situata mori një dimension të paparë në arondismentin e 8-të të Parisit. Një protestues shtyn një granatë gazi lotsjellës në Place de la Madeleine. Vetëm një kilometër larg Pallatit Élysée, një turmë, fillimisht e shpërndarë, por gradualisht duke u rritur, pushton rrugët dhe bulevardet, siç është Boulevard des Capucines dhe Place de la Madeleine. U ngritën disa barrikada dhe disa kanaçe plehrash u dogjën të gjitha në një atmosferë çuditërisht të gëzueshme: protestues shumë të rinj përzihen me protestues më me përvojë, duke kënduar dhe duke bërë foto. Nga ana e autoriteteve, policia dhe xhandarët riorganizuan vendosjen e tyre për të përforcuar distriktet Concorde, Champs-Élysées dhe Élysée. Pas një barrikade të ngritur, një turmë e madhe bërtet dhe i nxit demonstruesit të përparojnë drejt Place de la Concorde. Predhat bien si shi. Pastaj policia përparon, duke përdorur granata tymuese dhe gaz lotsjellës, dhe barrikada tërhiqet. Shumica e madhe e demonstruesve janë të rinj, me mbështetje nga pjesëmarrësit më të vjetër. Në metrat e fundit të Boulevard du Temple, pranë Place de la République, një turmë të rinjsh, shpesh të veshur me të zeza, hodhën fishekzjarre drejt policisë. Disa protestues të moshuar valëvisin flamuj që bëjnë thirrje për revolucion, duke brohoritur: “Unitet, unitet!”. Prefektura e Policisë së Parisit pretendon se ka “zprapsur” një turmë që po shkonte drejt Pallatit Elize. Në Boulevard de Sébastopol, skenat e kaosit vazhduan për më shumë se një orë. Të pakta në numër, policia duhej të përmbyste lagjen me gaz lotsjellës për t’u tërhequr, duke çuar në vandalizëm të përhapur dhe ngritjen e barrikadave. Dyqanet Monoprix dhe McDonald’s u plaçkitën dhe u grabitën. Disa protestues, të inkurajuar nga superioriteti i tyre i konsiderueshëm numerik mbi njësitë e policisë ndonjëherë të izoluara prej vetëm një duzine oficerësh, u bënë konfrontues. Në Paris u vendos CRS 8, e specializuar në luftimin e dhunës urbane në lagjen Les Halles”, citon Le Monde.
MARSEJË: SKENA TË LUFTËS GUERILE URBANE
“Po shfrytëzojnë protestat për të hyrë me forcë, për të vandalizuar dhe dëmtuar gjërat” deklaroi Kryebashkiaku Benoît Payan gjatë një konference për shtyp në Bashkinë e Qytetit pasi demonstruesit sulmuan Bashkinë e Marsejës. Ai “kërkon llogari nga shteti” dhe “përgjigje të shtunën në lidhje me strategjinë e policimit gjatë demonstratave në qytet”. “Po kërkoj përgjigje sepse nuk do t’i lejoj gjërat të qëndrojnë ashtu siç janë. Dua të di se çfarë ndodhi. Dua të di pse, në këtë qytet, njerëzit arritën të vandalizonin pa u ndëshkuar. Nuk kam parë kurrë një mënyrë të tillë për të ruajtur rendin. Dua masa për të siguruar që kjo të mos ndodhë më kurrë. Sundimi i ligjit duhet të respektohet. Policia është shndërruar në mish për top”. .
LYON : DHUNË, GRABITJE, ZJARRE… NJË E SHTUNË E PËRFSHIRË NGA KAOSI
Në Lyon, zyra turistike në Place Bellecour (sheshi e famshëm historik) u dogj plotësisht, dhjetëra dyqane u plaçkitën dhe shpërthyen përleshje me policinë duke krijuar një atmosferë kryengritjeje në qytetin e tretë më të madh në Francë, pas Parisit dhe Marsëjës. Pas sulmeve të shumta në dritaret e saj, më në fund Zyra turistike u vu nën flakë. Forcat e policisë iu përgjigjen sulmit të grupeve armiqësore me granata zhurmuese dhe një top uji. Grupet u larguan nga sheshi nëpërmjet rrugëve anësore dhe disa dyqane janë vandalizuar pas tyre, veçanërisht rreth hotelit Sofitel dhe në Rue Victor-Hugo. Prefektura e Policisë së Lionit raporton se 20.000 protestues morën pjesë në marshime dhe përleshje. Në muzg, situata u përshkallëzua përpara bashkisë së Lyon. Një barrikadë u ngrit dhe më pas u dogj në hyrje të Rue de la République. U ndërtua gjithashtu një mur me kalldrëm, duke bërë që një i ri, duke qarë me lot gazi lotsjellës, të thërriste: “Është si ‘Les Misérables’!” Sulmi i tentuar ndaj portave të bashkisë u pengua shpejt. Oficerët e policisë zunë pozicione në Place de la Comédie, midis bashkisë dhe teatrit të operës, duke qëlluar granata për të shtyrë turmën, ndërsa një helikopter fluturonte në qiell. Dhjetëra dritare dyqanesh u thyen, duke lëshuar alarmet e forta. Të rinjtë vrapuan në të gjitha drejtimet, me krahët e ngarkuar me rroba dhe pajisje të grabitura nga dyqanet e shkatërruara. Një tjetër iku me një biçikletë Decathlon krejt të re. Prefektura e Loire ka raportuar se një djalë 17-vjeçar u “plagos rëndë në dorë” dhe u transportua në Spitalin Universitar të Saint-Étienne. Dora e tij e djathtë ishte dëmtuar rëndë dhe ai shpjegoi se e kishte marrë granatën para se të shpërthente, sipas tyre. Lyoni doli plotësisht jashtë kontrollit. U mbyllën bizneset private dhe transporti publik. Përballë dhunës ekstreme të ushtruar nga Black Bloc, institucionet kryesore lokale gastronomike u detyruan të mbyllnin dyert e tyre dhe dyqanet në Presqu’île po përballen me një ndikim të rëndë ekonomik (kostot e barrikadave, dritaret e thyera, plaçkitjet) pikërisht në momentin kur qyteti po festonte Javën Mâchon’Ëeek. Atmosfera e tensionit mbetet jashtëzakonisht e lartë në qendër të qytetit, ku dyqanxhinjtë dhe shefat e kuzhinës së Lionit denoncojnë një ndjenjë braktisjeje përballë dhunës. Sot, Lyoni po përpiqet të rimëkëmbet.
Dhuna në Lyon u dënua nga drejtuesit e kryeqytetit të Galëve. Kryetari i Bashkisë së Lyonit Grégory Doucet (Të Gjelbrit), dhe prefekti i departamentit të Rhône-it Étienne Guyot u shfaqën së bashku para gazetarëve duke dënuar dhunën në këtë qytet. Ata folën për trazirat në Lyon dhe për masat marra për të mbrojtur njerëzit. Guyot deklararoi se së janë arrestuar në 160 persona, kurse Doucet u shpreh se në qytet mbretëron kaos i plotë, por nuk ka asnjë të plagosur që duhet të evakuohet.” Ai denoncon dhunën dhe polarizimin politik: “Ne kemi nevojë për përgjigje konkrete në nivelin më të lartë të Shtetit. Nuk shoh ndonjë ndikim politik në sjelljen e protestuesve dhe plaçkitësve. Mund të politizosh gjithçka, por kjo do të thotë të mos përballesh me realitetin dhe të përkeqësosh më tej polarizimin e shoqërisë sonë”, tha Doucet për Le Monde, duke hedhur poshtë akuzat për shfrytëzimin e trazirave. Një lloj çmendurie është përhapur në të gjithë Francën”, vërejti zyrtari i zgjedhur, i cili vizitoi vendin këtë mëngjes me prefektin e Rhone, Etienne Guyot. Përballë skenës së shkatërrimit në qendër të qytetit, Grégory Doucet nuk pranoi të angazhohej në polemika”. “Si të gjithë banorët, jam i shtangur, i tronditur nga dhuna që u shpërthye dje në pronën publike dhe private të qytetit tonë. Pashë dhe dëgjova frikën dhe zemërimin ”, thekson kryebashkiaku i qytetit të tretë më të madh të Francës, i cili po kërkon një takim urgjent me Kryeministrin, së bashku me homologët e tij nga Parisi dhe Marseja, sepse “duhet të shqyrtojmë së bashku se çfarë shkoi keq”. (Le Monde).
VANDALIZMI I IKONËS SË KUZHINËS FRANCEZE
Gjatë demonstratave në Lyon, një ngjarje e rëndësishme ndikoi drejtpërdrejt në simbolin e kuzhinës lioneze dhe franceze. Statuja e Paul Bocuse e vendosur në Place Bellecour u dëmtua dhe u zvarrit përgjatë tokës. Shefi i kuzhinës Bocuse kishte një gjel të tatuazhuar në shpatull dhe ndonjëherë fliste me të. Ky gjel i është bërë tatuazh nga amerikanët, me të cilët luftoi për të çliruar Francën.
BASHKIA E LIMONGE U DOGJ PËRGJITHONË
Ashtu si në Paris, Bordeaux dhe Lyon, tmerri dhe shkretimi mbizotërojnëedhe në Limoges një ditë pas zjarrit që shkatërroi bashkinë e qytetit me një histori shumvjeçare. Qyteti i Limonge përjetoi ngjarjen më të rëndë të historisë së tij shumëvjeçare. Gjatë trazirave në këtë qytet u dogj përgjithmonë nga protestuesit godina e bashkisë. 17 persona janë arrestuar dhe janë vendosur në paraburgim për t’u marrë në pyetje, pas akteve të vandalizmit në qendër të qytetit”, njofton prokuroria. Kryetari i Bashkisë shpreh: “Jam njëkohësisht i revoltuar dhe shumë i trishtuar.”, “Bashkia është shtëpia e popullit”.
“Nën rrethim, pastaj në shok: në Limoges, Republika u dogj së bashku me bashkinë,” raportoi e përditshmja rajonale Le Populaire du Centre: “Ata filluan duke hedhur gurë në dritare. Pastaj u përpoqën të thyenin derën, duke shqyer një panel gjatë këtij procesi.” Pas një sulmi pesëmbëdhjetë minutësh, dyert e Bashkisë së Limoges u dorëzuan, ashtu si edhe qepenat e krahut lindor të ndërtesës, atij që strehonte sallën e këshillit. Zjarri filloi atje, dhe një orë më vonë, ai përfshiu çatinë e bashkisë. Në orën 8:30 të mbrëmjes, kambanorja u shemb, çatia u shkërmoq, duke i dhënë ndërtesës një pamje që të kujtonte Notre-Dame de Paris, e cila u dogj në vitin 2019. Një bashki – lexoni me kujdes – u shndërrua në hi në më pak se tre orë. shkruan le monde. Në një letër të parë nga Le Monde, Kryeministri Sébastien Lecornu i shkroi kryetarit të bashkisë së Limoges, Guillaume Guérin (Republikanët), një ditë pas zjarrit që shkatërroi bashkinë. Sébastien Lecornu denoncoi atë që e perceptoi si “një sulm kundër Republikës”. “Bashkia e Limoges do të rindërtohet, sepse është simboli i një kombi që nuk do të mposhtet dhe as nuk do të frikësohet”, vazhdoi Kryeministri në letrën e ti.
BORDO: NJË NDJENJË TRISHTIMI PAFUND
Përleshjet vazhduan edhe në Bordeaux. Në Place de la Victoire, si dhe në rrugët kryesore të qytetit, demonstruesit u përballën me forcat e rendit. Grupe armiqësore sulmuan një automjet të policisë bashkiake të parkuar bosh, duke i thyer xhamat, raportoi prefektura. Disa biznese u plaçkitën: JD Sport, Micromania, Decathlon dhe një shitës motoçikletash Yamaha dhe plaçkitjet vazhdonin ende në qendër të qytetit në fund të pasdites. Gjithashtu sipas prefekturës, një pjesëmarrës në protesta u trajtua nga zjarrfikësit pasi u plagos rëndë nga xhamat e thyer nga një dritare dyqani që po përpiqej ta thyente. Kryetari i Bashkisë së Bordosë (GIRONDE) Thomas Cazenave duke folur për mediat u shpreh: E dënoj me forcën më të madhe atë që ndodhi.” “Jeta sduhet të vazhdojë.” “Ndiejmë një trishtim të pafund.” “Asgjë nuk mund ta justifikojë kurrë një dhunë të tillë.”
LILLE: THYHET DHE VIDHET BASHKIA
Në Lille, protestuesit hynë me forcë në Bashki duke thyer dyert prej xhami. Disa arritën të hynin brenda, duke plaçkitur një pjesë të ambientit përpara se të iknin shpejt. Gjithashtu pati përleshje të dhunshme midis disa protestuesve dhe policisë.
Në Bordeaux pati përleshje dhe gaz lotsjellës pandërprerë nga policia për të shpërndarë protestuesit. Një zjarr shpërtheu pranë Sheshit të Parlamentit. Protestuesit duan të “bëjnë siç bënë në Marsejë dhe të pushtojnë bashkinë”, por ajo u mbrojt nga forcat policore. Rezidenca zyrtare e prefektit të Gironde u plaçkit gjatë trazirave. “Individët hynë dhe vandalizuan ambientet”, tha një zëdhënës i prefekturës për Agence France-Presse.
Në Rouen, tensionet e konsiderueshme rreth stacionit të trenit detyruan mbylljen e hyrjes pak para orës 5 pasdite. Që atëherë, plaçkitjet dhe grabitjet u zhvilluan në disa biznese në qendër të qytetit. Shkatërrime, vjedhje dhe përleshje të dhunshme midis policisë dhe demonstruesve pati edhe edhe ne Tuluzë, Rennes, Besançon.Në Promenade des Anglais ikonike, policia e trazirave (CRS) u ndesh me grupe të armatosura me guralecë plazhi. Qendra e mbikëqyrjes me video e Nisës, e cila ofron qasje në të gjitha kamerat e mbikëqyrjes së qytetit, ishte midis objektivave. Më shumë se një duzinë personash që plaçkitën dyqane, dëmtuan pronën publike ose hodhën predha drejt forcave të rendit u arrestuan të shtunën në Nisë, njoftoi prefektura Alpes-Maritimes. E njëjta skenë shkatërrimi shpaloset kudo në Presqu’île.
PRESIDENTI FRANCEZ DËNON DHUNËN
Dhuna urbane u dënua ashpër nga presidenti i Republikës Emmanuel Macron, si dhe nga kryeministridhe nga drejtues vendorë. Macron denoncoi “mbjellësit e kaosit që kërkojnë vetëm të shkatërrojnë institucionet tona”. Ai do të takohet në Pallatin Elize me Kryeministrin dhe ministrat përkatës të qeverisë, ndërsa qeveria përballet me presion nga opozita, nga disa kryetarë bashkishë në lidhje me trajtimin e demonstratave të së shtunës dhe nga e majta e cila kritikoi qeverinë për strategjinë e saj të policimit.
“Organet e rendit u përballën me një dhunë me intensitet jashtëzakonisht të lartë.”, deklaroi Kryeministri Sébastien Lecornu. Ai deklaroi që “bilanci i dëmeve dhe viktimave nuk është edhe më i rëndë.” Këtë deklaratë e bëri Sébastien Lecornu, pas vizitës së te forcat e rendit mbrëmjen e kaluar. Autoritetet franceze shprehin shqetësim për dhunën dhe trazirat, duke theksuar se situata mund të kishte sjellë pasoja edhe më të rënda .
Pas ngjerjeve të djeshme, publiku u mobilizua sot publiku së bashku me punonjësit e higjienës për të pastruar rrugët.
PROTESTAT NË FRANCË DHE PROTESTAT NË SHQIPËRI, DALLIMET DHE NDRYSHIMET MES TYRE
Franca njihet historikisht si djepi i protestave në mbarë botën ku populli proteston për çdo padrejtësi që i bëhet dhe kërkesat e tyre merren parasysh nga shteti i tyre, në Shqipëri ndodh ekrejt e kundërta. Kërkesat e protestuesve shqiptarë shpërfillen nga kryeministri duke krijuar premisa për protesta të dhunshme siç po ndodh në protestat e fuqishme pesë ditore të studentëve shqiptarë në Tiranë dhe në disa qytete shqiptare. Populli shqiptar ka shumë arësye për të protestuar duke filluar nga kostet e larta të jetesës dhe korrupsionin e gjithë klasës politike, veçanërisht të pushtetarëve të sotëm, por edhe për punësimet pa meritokraci dhe negizhencën e institucioneve publike për të zgjidhur problemet e tyre. Klasa politike shqiptare ka para me thasë, resorte, vila dhe apartamente luksoze brenda dhe jashtë Shqipërisë, ndërkohë shumica e shqiptarëve nuk mund të blejnë as një apartament të vogël në atdheun e tyre me gjithë punën e madhe që bëjnë në Shqipëri apo në dhe të huaj.
Ndryshe nga Franca që emërimet në administradën shtetërore bëhen me meritokraci, në Shqipëri mund të kesh diploma me nota të shkëlqyera siç kam unë dhe mijra të tjerë por nuk mund të punësohesh në shtet nëse nuk ke para apo miq me pushtet. Edhe për punësimin e një pastruesje në një shkollë apo institucion publik në Shqipëri duhet të firmos ministri apo kryetari i bashkisë. Këtë shqetësim, ma shprehu edhe një vajzë e bukur 30 -vjeçare nga Tropoja, e diplomuar shkëlqyeshëm për drejtësi në Paris dhe Lyon. E veshur me kostum kombëtar dhe me një qeleshe të bardhë në kokë me shqiponjë ajo u shpreh: “Protestoj sepse jam kundër sistemit politik në Shqipëri dhe kundër gjithë klasës politike që nga viti 1992, e cila është pasuruar në mënyrë të paligjshme. Protestoj kundër kryeministrit dhe arrogancës së pushtetarëve, kundër emërimeve pa meritokraci. Në administradën shtetërore dhe në ambasadat shqiptare punësohen vetëm fëmijët e politikanëve,
Protesta në Shqipëri po i tregojnë Edi Ramës se nuk e ka më shumicën e shqiptarëve dhe nuk i ka më 800 mijë vota siç i trumbeton. Votat i mori për të qeverisur me transparencë dhe për të realizuar premtimet që bëri gjatë fushatës dhe jo për të pasuruar miqtë e tij brenda dhe jashtë Shqipërisë. Ai na mashtroi, kështu që duhet të mbajë përgjegjësi morale dhe politike dhe duhet të arrestohet për mashtrim dhe korrupsion.
Këto manifestime në Shqipëri vranë frikën e shqiptarëve për të protestuar kundër politikanëve dhe oligarkisë, i treguan botës demokratike korrupsionin e kryeministrit dhe favorizimin e oligarkëve nga qeveria shqiptare si dhe ensibilizuan mediat e mëdha botërore, të cilat po transmetojnë live protestat nga Tirana.
Shqiptarët që protestojnë në Shqipëri dhe diasporë janë vetëm një pjesë e vogël e atyre qindra mijra të tjerëve që janë të pakënaqur nga klasa politike shqiptare, e cila për 35 vjet nuk ka mundur të sigurojë dot as ujin dhe dritat 24 orë rrresht, pa përmendur inflacionin, mungesën e ilaçeve në spitalet publike, mungesën e mjeteve mësimore nëpër shkolla, shërbimin cilësor në administradën publike dhe në ambasada etj.
Ndonëse këto protesta kanë lëkundur çdo qelizë të pushtetit politik të Edi Ramës, nuk besoj që ai do të dorëhiqet. Kanë ndodhur me dhjetra skandale gjatë qeverisjes së tij; gjysma e ministrave janë në burg apo në procedim penal dhe nuk është dorëhequr. Rasti më flagrant është mbrojtja që i bëri zëvendëses së tij, Znj. Belinda Balluku, e cila akuzohet nga SPAK për disa vepra të rënda korruptive, ndërkohë për vjedhjen e një pule apo ndërtimin pa leje të një muri apo çatie përfundon menjëherë në burg.
Në Francë ku unë jetoj që nga qershori i vitit 2016, kryeministri apo ministrat mbajnë përgjegjësi dhe japin dorëheqje për një skandal shumë të vogël. Europa demokratike, veçanërisht Franca dhe Gjermania dhe Franca duhet të reagojnë në favor të protestuesve dhe t’i sugjerojnë miqësisht dorëheqjen kryeministrit shqiptar pasi gjatë 13 viteve të tij në krye të shtetit shqiptar kanë ikur 1.3 milionë shqiptarë sipas INSTAT dhe janë zbuluar me dhjetra e dhjetra skandale të mëdha korruptive që cilat janë pasqyruar edhe nga mediat e mëdha botërore. Mendoj që këto protesta do të sjellin një reflektim të thellë të kryeministrit dhe të opozitës pasi i kanë ulur ata me këmbë në tokë. Jam i bindur, që pas këtyre këtyre protestave, politika shqiptare nuk do jetë si më parë. Mendoj një Shqipëri me një qeveri me intelektualë të përzgjedhur sipas meritokracisë. Një Shqipëri demokratike si në vendet evropiane kur shteti u shërben para qytetarëve. Një Shqipëri që i përket popullit dhe jo pushtetarëve dhe fëmijëve të tyre që kanë uzurpuar gjithë administradën shtetërore. Ka familje qeveritarësh me tre persona që marrin gjashtë rroga të majme në shtet, por ka dhe familje me gjashtë persona që nuk kanë asnjë të punësuar në administradën publike. Kjo nuk është as ligjore dhe as njerëzore. Shqipëria rregullohet duke u larguar kjo klasë e korruptuar politike që ka 35 vjet që nuk shkulet. Duke u krijuar një qeveri tranzitore me intelektualë me integritet të pastër moral. Duke limituar mandatin e kryeministrit dhe të presidentit në dy mandate. Duke krijuar një sistem zgjedhor me lista të hapura. Duke shfuqizuar ligjin për investimet strategjike dhe ligjin “Paketa e maleve”, duke depolitizuar administratën shtetërore dhe duke e riformatuar atë sipas meritokracisë. Duke ngritur pagat e pensionistëve dhe asistencën sociale. Duke siguruar një arsim cilësor dhe një shërbim shëndetësor e publik të admirueshëm siç e kanë vendet e zhvilluara, duke hetuar paratë dhe vilat luksoze brenda dhe jashtë Shqipërisë të kryeministrave, qeveritarëve deputetëve dhe bashkiakëve shqiptarë nga viti 1992 e deri më sot. Duke rishikuar lejet e ndërtimit të resorteve dhe pallateve etj. etj. Shqipëria u përket shqiptarëve jo politikanëve të korruptuar.
