Last Updated on 04/12/2025 by Kesjana
Reperi italian, Fred De Palma dhe modelja shqiptare Jori Delli, janë fejuar!
Në disa foto të shpërndara në rrjetet sociale, reperi shfaqet duke puthur bukuroshen, e cila mban në duar unazën.
Në një foto tjetër nga afër, shihen duart e tyre të kapura dhe unaza dallohet më qartë: një rreth floriri me diamant në qendër.
“Përgjithnjë”, shkruhet në postimin e tyre të përbashkët.
Nga momenti romantik i propozimit, duket vetëm se ka ndodhur gjatë një darke intime, mes dritave të vogla dhe një atmosfere shumë private.
Dyshja shijojnë prej vitesh një lidhje që nuk ka ndenjur larg syrit të mediave, por pa zbuluar detaje të imtësishme./kb
