Nga ARTUR AJAZI
E ndërsa opozita kishte kohë që priste reagime “pro” saj nga përtej Atlantikut, duket se ka ndodhur ajo qënuk pritej, sidomos nga Sali Berisha. Nga përtejAtlantikut, ka ardhur Ftesa, jo e ndonjë zyrtari tëthjeshtë, por nga vetë Donald Trump, për Edi Ramën. Ishte një Ftesë e sinqertë, ku shpreheshin të gjitha. Ishte një Ftesë e hapur, e cila vleresonte kryeministrinRama, por vleresonte edhe punën dhe arritjet e deritashme të qeverisjes tij dhe Shqipërisë. Nuk ishte e papritur, por habia më e madhe ngjau (edhe pse nukduan ta japin vehten) tek selia blu. Ishte si një“tornado” e fuqishme, e cila shkundi PartinëDemokratike, dhe i kujtoi asaj force politike se “Donald Trump punon vërtetë për interesat e SHBA, por punon jashtë saj me njerëz të aftë, vleresues, dhedinjitozë”. Kjo pasi, ndryshe Edi Rama kurrë nuk do tëishte vleresuar dhe kurrë nuk do të kishte marrë Ftesënnga Donald Trump. Dhe nuk është e vetmja, nuk ështëhera e parë që Edi Rama (ki inatin dhe jepi hakun Sali) merr vleresime exelente nga burra shteti, kryeministradhe presidentë vendesh Europiane apo dhe nga SHBA. Habia më e madhe thonë, “3 ditë zgjat”, por besoj se Ftesa do ta shkundë dhe habisë deri në moskuptim, përnjë kohë të gjatë opozitën e braktisur nga faktorinderkombetar. Mungesa e reagimit nga Edi Rama, e atyre “palo-akuzave” ndaj qeverisjes dhe kryeministrit, tanimë e ka një përgjigje nga përtej Atlantikut. Amerikanët apo dhe europianët, janë me njeriun e punës, me të aftin, me liderin që gëzon popullaritet dheintegritet, dhe jo me të akuzuarit nga drejtesia përkorrupsion dhe afera të tjera. Ai që nuk e ka kuptuarakoma, le ta mësojë tani. Amerika dhe Europa, nukbëhen kurrë palë, dhe nuk mbështesin kurrë liderë tëkonsumuar nga paditë penale, liderë të hetuar, dhegjykuar, pasi ata janë besnikë të lirive dhe demokracivefunksionale. Pas vajtjes në SPAK, ku firmos 2 herë nëmuaj, vajtja e fundit e Berishës, ishte joentuziaste, dhekjo u konstatua kur ai doli prej andej. Ishte i mërzitur, izhgënjyer, dukej jo “optimist për fitoren e PD”, madjenuk e zgjati shumë, edhe kur u pyet nga gazetarja përFtesën e Trump për Edi Ramën. Politikani i njohurrumun Nestor Pompiliu ka thënë se “sa më shumë tëhiqesh naiv në politikë, aq më shumë të largohet fitorja dhe mundësia për të fituar zemrat e popullit”. Kjo vlenpër Berishën, i cili ndryshe nga realiteti, apo domosdoshmëria e disa rrugëtimeve politike, ka zgjedhur të hiqet sikur nuk ka ndodhur asgjë deri sot, as në PD dhe as në Shqipëri. Ai ka zgjedhur rrugën e tij, “mbretërimin e përjetshëm” në PartinëDemokratike, kurse Edi Rama mbetet konseguent nëmisionin historik, për Shqipërinë dinjitoze në NATO dhe BE
