Last Updated on 11/03/2026 by Anisa
Një ngjarje e rëndë ndodhi në Britani, ku një futbollist i ri 17-vjeçar ka humbur jetën pasi pësoi arrest kardiak gjatë një ndeshjeje, në një tragjedi që ka tronditur komunitetin sportiv në Britani.
Adoleshenti Adam Ankers po luante për ekipin U-19 të Chairboys Foundation në vitin 2024 kur u ndje keq gjatë pjesës së dytë të ndeshjes. Pak çaste para se të humbiste ndjenjat ai u ankua se ndiente shtrëngim në gjoks.
Në vendngjarje mbërritën shpejt ekipet e emergjencës dhe lojtari u dërgua në spital, por ai ndërroi jetë disa ditë më vonë.
Për këtë arsye askush nuk nisi menjëherë masazhin kardiak apo përdorimin e defibrilatorit në minutat kritike përpara mbërritjes së ambulancës.
Hetimi zbuloi gjithashtu se i riu vuante nga një sëmundje e trashëguar e zemrës e quajtur kardiomiopatia aritmogjene e ventrikulit të djathtë, e cila nuk ishte diagnostikuar më parë. Në momentin e kolapsit, personat në fushë menduan fillimisht se lojtari kishte pësuar një krizë ose konvulsion.
Një defibrilator u soll në fushë pak minuta pas rënies së tij, por nuk u përdor për shkak të pasigurisë nëse ishte e sigurt ta aplikonin.
