Last Updated on 24/03/2026 by EL
Një zbulim tronditës ka shpërthyer në mediat franceze, duke vënë në shënjestër stafin mjekësor të Real Madridit dhe trajtimin e yllit Kylian Mbappé. Sipas gazetarit të njohur Daniel Riolo, klubika bërë një gabim aq trashanik mjekësor, saqë mund të konsiderohet një “turp kombëtar” për profesionalizmin e tyre.
Gjatë programit të njohur ‘After Foot’ në RMC, Riolo hodhi “bombën”: Real Madridi dyshohet se ka ekzaminuar gjurin e shëndoshë të lojtarit, duke dështuar të gjejë burimin e dhimbjes në gjurin e dëmtuar. “Ajo që thuhet në rrethet autoritare është se gabimi ishte absolutisht i madh. Është një turp i plotë për Real Madridin. Mendoj se shpëtuam nga më e keqja për Mbappé,” deklaroi Riolo, duke cituar burime të sigurta.
Lojtari ishte i tërbuar me diagnozën e gabuar në Madrid, e cila nuk po i jepte asnjë zgjidhje për dhimbjet që ndjente. Për këtë arsye, ai kërkoi një mendim të dytë në Paris te specialisti Bertrand Sonnery-Cottet. Ky i fundit konfirmoi se puna e bërë në Madrid ishte e “dobët” dhe hartoi një protokoll të ri forcimi, i cili e shpëtoi Mbappé nga bisturia.
Vetë sulmuesi 27-vjeçar, gjatë një eventi promovues, konfirmoi se tashmë është 100% i rikuperuar, por nuk i fshehu kritikat për mjekët e Realit. “Pata fatin të merrja diagnozën e duhur kur erdha në Paris. Nuk e dija pse më dhembte, pse ato dhimbje… Të kuptuarit e problemit ishte hapi i parë drejt shërimit,” u shpreh ai.
🚨 Les infos de @danielriolo sur la blessure de Mbappé au genou gauche.
“La boulette est tellement énorme qu’il se dit, dans les “milieux autorisés”, que le Real aurait ausculté le mauvais genou” pic.twitter.com/oeXrBhKKjU
— After Foot RMC (@AfterRMC) March 23, 2026
Ky skandal vjen në një moment delikat për Real Madridin, duke ngritur pikëpyetje të mëdha mbi stafin mjekësor të një klubi që pretendon të jetë më i miri në botë.
A do të ketë sanksione brenda klubit pas kësaj gafe që mund t’i kushtonte rëndë karrierës së Mbappé?/ET
