Last Updated on 06/02/2025 by adminfjala
Gazetari Bledian Koka ishte këtë të enjte i ftuar në një emision televiziv ku ka folur rreth zgjedhjeve që do të mbahen në Shqipëri më 11 maj.
Ai ka pyetur për rezultatet e pritshme të zgjedhjeve ChatGPT-në sipas të cilës dolën këto rezultate:
“E pyes sa mandate do të shpërndaheshin nëse PS merr 48% ndërsa PD merr 35%, sepse unë e di që PD bashkë me PL nuk shkojnë më poshtë se 35%, Partia Shqipëria Bëhet ka 6.4% dhe partia Mundësia ka 2.8% dhe Lëvizja Bashkë 1.7%. ChatGPT ka bërë analizën dhe nëse me minimalen e këtyre të dhënave, PS do të merrte 72-75 mandate, PD do të merrte 50-52 mandate, Shqipëria Bëhet 8-10 mandate, Partia Mundësia 2-4 mandate, nëse i ka votat të ndara mirë në qarqe, ndërsa Lëvizja Bashkë mund të marrë 1-2 mandate por është më e vështirë”,-tha Koka./kb