Gazetarja Klodiana Lala u shpreh ditën e sotme se një deputete e Partisë Socialiste është nën hetim nga Prokuroria e Posaçme.
Në një dalje televizive, Lala tha se kjo deputete është pyetur nga SPAK para disa kohësh, ndërsa shtoi se emri i saj është regjistruar si person në hetim.
“Një deputete aktuale e PS është në hetim. Është pyetur disa kohë më parë në SPAK, është duke u hetuar dhe besoj se shumë shpejt çështja do të ketë rezultate konkrete. Emri i saj është regjistruar si person në hetim por është regjistruar vepra penale dhe është duke kryer hetim i thelluar në raport me të dhe personat e lidhur. Po vijon çështja me intensitet. Po ashtu priten rezultate shumë konkrete për dosjen e AKSHI-t“, tha gazetarja Lala./mxh
