Last Updated on 04/12/2025 by Kesjana
Nënkryetari i PD dhe njëherazi numri 2 i Kuvendit të Shqipërisë, Agron Gjekmarkaj gjatë fjalës së tij në seancë tha se kryeministri Edi Rama dhe zëvendësja e tij e pezulluar nga detyra me vendim të GJKKO, Belinda Balluku janë të pandehur për korrupsion, abuzim me pushtetin dhe për shkrirjen e shtetit me partinë.
Gjekmarkaj tha se raporti i OSBE/ODIHR konfirmon përdorimin masiv të burimeve publike, presionin ndaj administratës dhe ndikimin e grupeve kriminale në zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025.
Ai tha se skandalet që përfshijnë ministrat e Qeverisë, me Ballukun në qendër, kanë deformuar rëndë procesin demokratik në vend dhe kanë varfëruar qytetarët përmes blerjes së votës dhe kapjes së institucioneve.
“Zgjedhjet u zhvilluan nën peshen e korrupsionit nën diktatin e krimit te organizuar e të pa organizuar, nën koracen e hekurt të frikes për ta lënë pushtetin të vetëdijshëm se çfarë keni bërë. Ju ecni mbi akull. Ne fytyra keni tmerr. Gjumi juaj është me gulçe, natën keni etje, fantazmat e grabitjeve publike ju trazojne me keq se njollat e gjakut Makbethin. E verteta e zgjedhjeve po del nga Tuneli i Llogarase dhe rri ketu kembekryq! Qeveria juaj ka rënë dhe rri si kadaver ne mes te mexhlisit nga habia dhe apatia sociale. Pafuqia juaj për të qenë të ndershem sot është kurthi më i madh i shpresave shqiptare!”, u shpreh Gjekmarkaj./kb
