Last Updated on 17/07/2025 by adminfjala
Një ngjarje e rëndë është shënuar paraditen e sotme në qytetin bregdetar të Sarandës, ku një shtetase amerikane është gjetur pa shenja jete në apartamentin ku jetonte.
Viktima është identifikuar si Sharly Lynn Chaddick, 63 vjeçe, e cila sipas burimeve paraprake banonte prej disa vitesh në Sarandë dhe ishte integruar në komunitetin lokal.
Trupi i saj fillimisht është dërguar në morgun e qytetit, ndërsa më pas do të transportohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë, ku do të kryhet autopsia për të përcaktuar shkaqet e vdekjes.
Ndërkohë, autoritetet lokale kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe po punojnë për të njoftuar familjarët e saj në SHBA, duke ndjekur procedurat ligjore përkatëse.