Mjekët kanë publikuar së fundmi një paralajmërim të rëndësishëm: zgjimet e shpeshta gjatë natës janë shumë më të dëmshme për shëndetin sesa flenja me pak orë. Sipas tyre, ndërprerja e ciklit të gjumit pengon trurin të hyjë në fazat restauruese, duke shkaktuar probleme me kujtesën, humorin dhe përqendrimin.
Shkencëtarët thonë se njerëzit që flenë 6 orë pa ndërprerje janë shpesh më të shëndetshëm sesa ata që flenë 8 orë por zgjohen disa herë gjatë natës. Kjo ka bërë që terapitë e reja të fokusohen te rregullimi i ritmit të gjumit, shmangia e telefonave para fjetjes dhe krijimi i një rituali të qetë mbrëmjeje. Ekspertët theksojnë se sidomos të rinjtë janë të rrezikuar, pasi përdorimi i telefonit natën është bërë zakon i zakonshëm që dëmton seriozisht trurin./KM
