Last Updated on 19/11/2025 by Kesjana
Nga ARTUR AJAZI
Duke perifrazuar aktorin e madh Kadri Roshi, nëfilmin “Njeriu me top”, besoj se tanimë, nuk ka asnjëdilemë për hetimet e rinisura të 21 Janarit. Kjo përfaktin dhe meritën e Gjykatës Nderkombetare nëStrazburgut, ë cila rekomandonte “rinisjen e hetimevenga SPAK, për vrasjet shtetërore të 21 Janarit”. “Gjyljae madhe” plasi, hetimet u rihapën, dhe tanimë do tëthirren të gjithë ata që brënda Kryeministrisë urdhëruandhe hapën zjarr, ndaj protestuesve, duke vrarë 4 tëpafajshëm, dhe plagosur dhjetra të tjere. Dita e zezë e 21 Janarit, që përgjaku bulevardin kryesor të Tiranës, mbetet natyrisht dita më e zezë, në historinë tranzicionit e pluralizmit në Shqipëri. Opozita e asajkohe, u ngrit në protesta, për të ndalur korrupsionindhe qeverisjen e korruptuar të Partisë Demokratike. Vendi përjetonte situata të rënda ekonomike dhesociale, kurse shqiptarët varfërinë, papunësinë, kaosindhe probleme të rënda ekonomike. Protesta e thirrurnga ish-opozita e përfaqesuar nga Partia Socialiste, ishte kulmi i durimit të shqiptarëve. Kishte ardhurkoha, ti thuhej “NDAL” një qeverisje e mbushur me skandale korruptive, një kryeministri që ishte kthyer nëaleat me oligarkinë e kohës, duke grabitur dhe zhvaturpronat dhe asetet e shqiptareve. Dita e zezë e 21 Janarit, duhej hetuar me kohë, por pavarsisht se kaluan13 vite, besoj plotësisht se, SPAK do ti shkojë deri nëfund kësaj historie të dhimbshme. Nga zyrat e Kryeministrise dhe skutat e asaj godine, kanë dalëurdhëra për veprime antiligjore, kanë dalë urdhëra përtë qëlluar mbi protestuesit e pafajshëm, ndaj sot kërkohet drejtësi. “Gjylja” ë madhe plasi, dhe pas saj, janë sot SPAK, dhe ata prokurorë kanë integritet dhemoral njerëzor dhe profesional. Edhe pse mundohet tëmbrohet dhe të mbrojë mëkatarët dhe vrasësit, besoj se kësaj here Berisha, nuk ka shanse ti shpëtojëndëshkimit ligjor, për aq fajtor sa do të shpallet. Në rastse kjo, është drejtësia e re, ajo drejtësi që u propogandua me madhështi nga Edi Rama dhenderkombetarët, atëhere le të presim drejtësi edhe për21 Janarin. Drejtësi, për ata 4 fakirë që u vranë mesbuleradit, dhe ata dhjetra të tjerë që u plagosën ngakallashët e gardistëve të Berishës. 21 Janari, mbetetsprova më e fortë, që do të rivlerësojë moralisht dheprofesionalisht SPAK-un dhe gjyqsorin në Shqiperi./kb
