Cristian Shpendi është një nga lojtarët më në formë të Kombëtares shqiptare në fillimin e sezonit të ri.
23-vjeçari ka shënuar në të pesta ndeshjet e para të Serisë B italiane, duke realizuar të paktën një gol në secilën prej tyre.
Në sfidën ndaj Cremoneses, sulmuesi shqiptar shënoi dy herë dhe e çoi në 6 numrin total të golave këtë sezon.
Me këtë statistikë, Shpendi kryeson listën e golashënuesve të Serisë B pas pesë ndeshjesh.
Ai është lojtari i vetëm që ka shënuar në të gjitha ndeshjet e sezonit të ri, duke marrë në konsideratë pesë kampionatet kryesore të Europës dhe kategoritë përkatëse.
Në vetëm pesë takime, Shpendi ka realizuar gjysmën e golave që shënoi gjatë gjithë sezonit të kaluar, kur e mbylli me 12 rrjeta.
Objektivi i sulmuesit është të afrohet me rekordin personal prej 20 golash, të vendosur në sezonin 2023-2024.
Forma e Shpendit përbën një tjetër alternativë për trajnerin Maran në prag të ndeshjes së të shtunës./mxh
