Nominimet e Grammy Awards 2026 janë në prag dhe gara do të jetë e fortë.
Të nominuarit do të shpallen përmes një transmetimi të drejtpërdrejtë në faqen zyrtare të Grammy dhe kanalin e Recording Academy në Youtube.
Të famshmit që do të prezantojnë të nominuarit janë Gayle King, Doechii, Karol G, Lizzo, Mumford & Sons, Nicole Scherzinger, Sabrina Carpenter, Sam Smith, Angélique Kidjo, Brandi Carlile, CeCe Ëinans, David Foster, Jon Batiste, Little Big Town, Masaki Koike dhe Chappell Roan.
Vetëm këngët dhe albumet e publikuara në SHBA mes 31 gushtit 2024 dhe 30 gushtit 2025 do të nominohen, ndaj mos prisni që të shihni në listë “The Life of a Showgirl” nga Taylor Swift. Por albumi i Sabrina Carpenter, Man’s Best Friend”, mund të jetë sepse u publikua më 29 gusht.
Ka ende shumë të panjohura për nominimet. Yje si Taylor, Beyoncé dhe Adele, nuk i publikuan albumet e reja brenda hapësirës së caktuar. Por ka disa pretendentë të fortë si “GNX” nga Kendrick Lamar, “Mayhem” nga Lady Gaga dhe “Debí Tirar Más Fotos”. Do të ishte hera e parë për secilin prej tyre nëse do të fitonte çmimin për albumin më të mirë.
Ndryshimi më misterioz është në kategorinë e albumit më të mirë ‘country’. Pas fitores historike të Beyoncé me “Cowboy Carter” ku rrëmbeu çmimin për albumin më të mirë dhe albumin më të mirë ‘country’, kjo kategori e fundit është ndarë në dy. Tashmë është krijuar albumi më i mirë tradicional ‘country’, kurse kategoria ekzistuese është quajtur krijuar albumi më i mirë bashkëkohor ‘country’.
Grammy Awards do të ndahen më 1 shkurt në Crypto.com Arena në Los Anxheles./kb
