Një trend i ri wellness po fiton popullaritet në Europë dhe SHBA, i quajtur “Great Lock-In”. Koncepti është i thjeshtë: dimri shihet si periudha ideale për t’u përqendruar tek rutina personale, pa presionet që sjell fillimi i vitit të ri.
Njerëzit po praktikojnë ecje të shkurtra, ushqim të balancuar, rituale të thjeshta në shtëpi dhe aktivitete qetësuese që reduktojnë stresin. Ekspertët e psikologjisë thonë se kjo qasje ndihmon në ruajtjen e ekuilibrit mendor dhe fizik, duke e kthyer dimrin në një sezon rigjenerimi e jo lodhjeje./ K.M
