Pesë pasagjerët francezë të anijes luksoze MV Hondius, e cila u prek nga një shpërthim i hantavirusit, u evakuuan të dielën, më 10 maj, dhe u dërguan në portin e Granadilla, në ishullin Tenerife.
Pas zbritjes nga bordi, ata u nisën me autobus të njësisë ushtarake spanjolle drejt aeroportit, për të udhëtuar më pas drejt Parisit, ku do të izolohen në spital për 72 orë për teste të hollësishme, para se të rikthehen në shtëpi për 45 ditë karantinë. Kjo u njoftua nga ministritë franceze të Shëndetësisë dhe të Jashtme.
Anija luksoze kishte nisur drejt Spanjës më 6 maj nga bregdeti i Cape Verde, pas kërkesës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Bashkimit Evropian për të menaxhuar evakuimin e pasagjerëve.
Disa vende, përfshirë Belgjikën, Francën, Gjermaninë, Irlandën, SHBA-në, MB dhe Holandën, konfirmuan se kishin dërguar avionë për të evakuuar qytetarët e tyre nga bordi, megjithëse autoritetet lokale në Kanarie thanë se jo të gjithë avionët kishin mbërritur deri të dielën në mëngjes.
Kjo operacion ndërkombëtar nënvizon bashkëpunimin global për të përballuar rreziqet shëndetësore dhe për të mbrojtur pasagjerët nga epidemitë./mxh
