I mirënjohuri Fabio Capello ka analizuar së fundmi situatën te Milani, pas dështimit për kualifikimin në Champions.
“Mendoj se klubi kërkon një nivel drejtues në lartësinë e duhur. Ibrahimoviç mirë, por të tjerët nuk më japin qetësi, – ka thënë ish-trajneri. – Lexoj lajme për drejtorë sportivë anglezë apo amerikanë, por tanët janë më të mirë. E gjitha kjo që po ndodh është e pabesueshme, duket sikur je në pazarin e lindjes dhe prandaj jam i shokuar”.
Pastaj, në lidhje me kandidaturën e Andoni Iraolas për stolin e Milanit, Capello ka komentuar: “Pse Iraola duhet të dojë të vijë te Milani? Drejton një klub në Angli. Skuadrat e tij luajnë shumë mirë, është si të këndonte në ‘La Scala’. Pse të largohet nga Anglia? Ne nuk jemi më tërheqës dhe ai e di se, nëse vazhdon kështu, mund të drejtojë një klub të madh në Premier League”./mxh
