Last Updated on 15/04/2026 by EL
Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë një bashkëbisedimi me fermerët në qarkun e Beratit, ka deklaruar se Rama mashtron për subvencionin e naftës duke thënë se në Evropë nuk ofrohet.
Berisha iu referua një takimi të kryeministrit në Lushnjë, ku tha se Rama gënjeu duke mos treguar se nuk ka vend në Evropë që e ofron subvencionin e naftës.
“E pashë që i fliste socialistit sikur ti fliste lopëve e mushkave në stallë dhe që jeton me djersën e tij. Punon e zgjohet në 5 të mëngjesit dhe e mbyll me hënë ditën e punës dhe ky kryeministër shkon e mashtron në mënyrën më të paturpshme”, tha Berisha./et
