Analisti Ben Andoni e ka kujtuar ish-kryeministrin e ndjerë Fatos Nano përmes takimit të tij me Sllobodan Millosheviçin, në vitin 1997.
Andoni e cilësoi këtë takim si të jashtëzakonshëm, për vetën kohën e vështirë që po kalonte Shqipëria, e cila ndër të tjera duhej të trajtonte edhe krizën e luftës në Kosovë.
Sipas analistit, edhe pse e dinte që do të gjykohej dhe përflitej gjatë për këtë takim, Nano tregoi se karakteri dhe logjika e tij ia lejonte një lëvizje të tillë diplomatike.
“Në mendimin tim është shumë e rëndësishme për ta theksuar pak ajo që ndodhi për luftën e Kosovës. Takimi me Millosheviçin nga ana e zotit Nano është theksuar që në qoftë se nuk do flitej për Kosovën nuk kishin çfarë të flisnin. Ndërkohë që Millosheviçi krejt kishte shkuar jo vetëm për t’i bërë make-up asaj që po ndodhte, kini parasysh kishte kaluar Dejtonin. Dhe ky njeri që të gjithë e dinin çfarë po bënte dhe po i afrohej Kosovës, po takonte për herë të parë kryeministrin shqiptar. Kjo ka qenë një ngjarje e jashtëzakonshme. Dhe një vit më vonë zoti Nano… Nuk i krijoi një gjë të madhe këtu sepse zoti Nano për shkak të karakterit të tij, për shkak të liberalizmit të tij, për shkak të logjikës të tij mund të takonte këdo dhe këtë e bëri”, rrëfeu Ben Andoni.
Ai shtoi më tej se Fatos Nano bëri edhe një akt më të jashtëzakonshëm pas takimit me Millosheviçin, ku bëri thirrje për bombardimin e Republikës Jugosllave nga NATO.
“Por zoti Nano mban një qëndrim të jashtëzakonshëm në një intervistë mbas një viti për një organ të huaj ku ka qenë nga të parët që ka thënë në qoftë se nuk bombardohet nuk mund të vazhdohet kështu sepse po afrohet lufta, po afrohet në gati në territorin tonë dhe preket dhe Maqedonia. Maqedonia ishte i vetmi vend i ish-republikës që ishte ndarë në paqe me Ish-Jugosllavinë dhe madje dhe Greqinë dhe këto janë ato momentet që këtë e pikasën ashtu. Por Shqipëria në ato vite ka qenë në kushte të jashtëzakonshme”,theksoi Andoni./ K.M
