Last Updated on 14/07/2026 by Kesjana
Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet nga mbërritja në darkën zyrtare të organizuar nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në kuadër të Samitit të Koalicionit të Vullnetmirëve.
Siç shihet edhe në foto, Rama shoqërohet nga bashkëshortja e tij, Linda Rama. Ndërkohë pjesë e darkës janë edhe liderët e tjerë të vendeve europiane.
