Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) është e gatshme të ndërmarrë “hapa konkretë” për të adresuar programin bërthamor të Iranit, tha sot drejtori i përgjithshëm, Rafael Grossi, raportoi BBC.
Si kujtesë, brenda marrëveshjes aktuale midis SHBA-së dhe Iranit, Irani është riangazhuar të mos sigurojë ose ndërtojë armë bërthamore, ndërsa të dyja palët kanë rënë dakord të merren me uraniumin e pasuruar, që Teherani tashmë e zotëron.
Në një konferencë informative këtë mëngjes, Grossi tha se spekulimi rreth asaj që mund të shkaktojë probleme teknikisht “nuk ishte një gjë e mençur”.
“Unë inicion çdo negociatë duke supozuar se të gjithë jemi me mirëbesim, se duam të kemi sukses. Nëse e kanë nënshkruar këtë […] është sepse të gjithë duan që kjo të jetë një sukses”, tha ai.
“IAEA-ja ka një “ide mjaft të mirë” për gjërat dhe vendet specifike që agjencia duhet të ketë akses, por do të ishte e gabuar të ecnim përpara procesit”, shtoi Grossi.
“Jemi në portat e fazës vendimtare të bisedave teknike”, tha ai./mxh
