Last Updated on 02/04/2026 by Anisa
Ish-kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Ibsen Elezi, akuzon Sali Berishën se po tenton të zvogëlojë me plan partinë për t’i dhënë vetes kontroll të plotë. Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Elezi deklaroi se demokratët e kanë braktisur Berishën dhe parashikon që ai nuk do të marrë më shumë se 25 mijë vota në zgjedhjet për kreun e PD-së.
“Nuk mund të hedhësh akuza të tilla, është e turpshme. Unë jam mësuar me këto. Objektivi i Berishës është ta tkurrë PD që ajo parti t’i shërbejë vetes së tij. Në rastin konkret, është detyra e atyre që të faktojnë aktivitetin politik të atyre që mendojnë ndryshe. Ai këtë e bën rëndom. Por të ndërtosh akuzë për disa nga figurat, ti ta zvogëlosh me plan këtë parti, ta çosh aq të vogël vetëm sa ta kesh për vete. Ta merr mendja që doktori i ka frikë këto? Është parti e parcelizuar. Shumica e tyre janë të shantazhueshëm, është e vështirë t’i mbledhësh për t’i bërë front Berishës. Këta nuk e rrezikojnë Berishën. Problemi i Berishës, është frika për verifikimin e rezultatit”, theksoi ai.
