Vera është stina e preferuar për modele thonjsh, pa asnjë diskutim. Ndoshta është dielli, fustanet verore apo energjia e pushimeve që ndihet kudo, por gjatë muajve të ngrohtë gjithmonë duam të provojmë diçka më argëtuese me manikyrin, sidomos kur kemi planifikuar një udhëtim.
Pavarësisht nëse të pëlqejnë dizajnet ekstravagante apo preferon diçka minimaliste dhe elegante, vazhdo leximin për manikyrët më perfektë të verës që duhen ruajtur para takimit të radhës në sallon.
Më poshtë, idetë më të bukura për thonjtë e pushimeve, për çdo aventurë verore.
Thonjtë me vija
Ky model i frymëzuar nga peshqirët e plazhit do të duket shumë i lezetshëm ndërsa rri shtrirë pranë detit. Mund të zgjedhësh vija të holla në gjithë thoin ose vetëm në majat e tij. Luaj me ngjyrat që të pëlqejnë më shumë, sepse këtu nuk ka zgjedhje të gabuar.
Thonjtë perlë
Shkëlqimi si perlë është ideal për verën dhe kombinohet perfekt me bizhuteritë. Mund të shtosh edhe perla të vogla, tekstura të fryra apo baza me efekt ylberi për ta personalizuar.
Thonjtë “oqean”
Përshtati thonjtë me atmosferën e detit të vendit ku do të pushosh këtë verë. Vizato krijesa deti, guaska, lule tropikale apo çdo detaj tjetër që të kujton plazhin. Ky është versioni elegant i stilit “sirenë”.
Thonjtë rozë me shkëlqim
Nëse do diçka të thjeshtë, por që duket luksoze, zgjidh një rozë me shkëlqim që kombinohet me çdo veshje. Mbaje paksa transparente për atë efektin si pelte dhe do të përshtatet perfekt me të gjitha veshjet e pushimeve.
Thonjtë me pika
Thonjtë me pika ishin kudo verën e kaluar, por ky version minimalist me vetëm një ose dy pika duket shumë më elegant. Zgjidh kombinimet e tua të preferuara të ngjyrave dhe vendos pikat në mënyrë strategjike mbi thonj ose në majën e manikyrit francez për një pamje të thjeshtë, por interesante.





