Një përplasje e ashpër ka ndodhur gjatë përballjes televizive mes ish-demorkates Alesia Balliu dhe analistit Fatmir Merkoçi.
Në një bisedë të zhvilluar mes tyre në emsionin “Studio Live”, Balliu iu kthye ashpër Merkoçit duke i thënë se ajo nuk është lëpirëse e Sali Berishës, ndryshe nga ai i cili sipas saj nuk ka guxim të mbrojë qëndrimin e tij politik.
“E kam kundërshtuar e vazhdoj ta bëj dhe nuk i lëpihem si ju nëpër studio. Kam marrë hapa konkrete për të bërë. Kam çuar shkresën diçka që ju nuk e keni bërë. Jo si ju duke ju lëpirë aty për një post. Sot unë kam qëndrimin tim politik që ui qëndrojn më shumë se ju” iu kthye Balliu Merkoçit.
Analisti iu kundërpërgjigj ish-demokrates duke i thënë se ajo nuk ia ka idenë politikës. Ndërkohë Balliu theksoi se në 30 vite jetë politike, Partia Demorkatike nuk ka bërë asgjë për kombin.
Kujtojmë se ish-demokratja Alesia Balliu ka shpallur më 18 mars kandidaturën e saj për të marrë në drejtim Partinë Demokratike në garën e 23 majit.
Pjesë nga debati:
Alesia Balliu: E kam kundërshtuar e vazhdoj ta bëj dhe nuk i lëpihem si ju nëpër studio. Kam marrë hapa konkrete për të bërë. Kam çuar shkresën diçka që ju nuk e keni bërë. Jo si ju duke ju lëpirë aty për një post. Sot unë kam qëndrimin tim politik që ui qëndrojn më shumë se ju.
Merkoçi: Çfarë ke bërë? Ti nuk e di çfarë është politika moj, jo të ndërrosh.
Balliu: Keni dështuar. Politika është kjo që bëj unë. Të kundërshtoj e t’u qëndroj parimeve të mia. Politikën mësojeni ju që jeni dështak 30-vjeçar. Nuk keni bërë asgjë për kombin.
