Last Updated on 18/12/2025 by Kesjana
Ndryshimet e thella demografike të dekadës së fundit tëreflektuara edhe në të dhënat e censit të popullsisë shqiptare, sipas ekspertëve financiarë rrezikojnë qëndrueshmërinë e skemës aktuale të pensioneve publike.
Për këtë arsye në Shqipëri po merr gjithnjë e më shumë rëndësikontributi në pensionet private duke sjellë rritje të interesit edhepër Fondin e Pensioneve SIGAL.
Investimi në pensione private po shihet si domosdoshmëri përfamiljet dhe individët që synojnë një pension të sigurt.
Kjo duket një zgjidhje e mençur, por në mënyrë që zgjidhja tëjetë sa më shumë fitimprurëse, ka disa çështje për të cilat duhenpyetur ekspertët e fondeve të investimit dhe të pensioneve.
Z. Edmond Koçi, zëvendësdrejtor i SIGAL Invest dhe drejtorrajonal i shitjeve thekson se fillimi i hershëm i kontributeveështë njëra nga çështjet thelbësore që duhet mbajtur mire parasysh. Kontributi i hershëm ofron avantazhe të mëdha pasilejon investime afatgjata me kontribute fillestare të vogla qërriten gradualisht me kalimin e viteve.
“Kjo ndihmon në rritjen e performancës për pensionin tënd nëpensionin e moshës së pleqërisë. Sepse fakti që e ke nisur në njëmoshë të hershme krijon mundësinë që të kesh shumë vite për tëinvestuar. Një investim që zgjat 30-40 vjet të jep mundësinë tëkesh një pension të mjaftueshëm në moshën e pleqërisë”, tha z. Koçi i pyetur nga kamerat e Top News.
Koha kur nis investimi në pensionin privat është shumë e rëndësishme sepse interesi i përbërë bën që fitimi i krijuar t’ishtohet kapitalit dhe të gjenerojë fitim të ri me kalimin e viteve.
Po aq e rëndësishme është edhe zgjedhja e fondit të duhur qëgaranton siguri dhe rezultate më të mira për investitorin. Tëzgjedhësh fondin e duhur për të investuar pensionin tënd ështënjë tjetër çelës suksesi.
“Investimi në Fondin e Pensionit Privat SIGAL jep shumëavantazhe për anëtarët e tij. Fondet që ne akumulojmëinvestohen dhe investohen me një normë kthimi rreth 4.5% qëështë një normë shumë e kënaqshme krahasimisht edhe me investimet e tjera që mund të ketë në tregun e investimeve. Marrja e një vendimi për të investuar në një fond pensioni privatështë një investim shumë i mirë sidomos për individët që janë nënjë moshë të re është avantazh shumë i mirë që kanë shumë kohëpër të investuar”, shtoi z. Koçi në këtë prononcim për median.
Trashëgueshmëria dhe paprekshmëria e këtyre fondeve janë dygaranci që duhet ta nxisin çdo të ri të anëtarësohet në këto fonde.
“Të gjitha asetet janë të trashëgueshme. Ato nuk humbasin, shkojnë te familjarët. Gjithashtu asetet, që ka një individ nëfondin e pensionit privat janë pronë e patjetërsueshme. Ato nukmund të bllokohen nga palët e treta nëse individi ka problemefinanciare. Janë fonde të dedikuara për moshën e pleqërisë dhejanë të mbrojtura me ligj.”
Përmes investimit në një fond privat pensioni, ligjërishtindividët përfitojnë lehtësira fiskale, çdo pagesë që bëhet ngapaga për fondin privat i zbritet nga paga për efekt të tatimit mbitë ardhurat. Ky përjashtim ka vlerë deri në 600,000 ALL në vitpas rritjes së pages minimale prej 50.000 lekë. Edhe kompanitëmund të krijojnë fonde pensioni për stafin e tyre dhe çdoshpenzim i bërë për këtë qëllim u zbritet nga tatimi.
Vlera e aseteve neto të një fondi është tregues përqëndrueshmërinë dhe garancitë financiare. Sipas raportit tëfundshtatorit të AMF-së për tregjet e pensioneve private SIGAL Pensione zotëron vëllimin më të lartë të tregut thuajse 38 milionë euro asete neto afërsisht 38% të totalit të të gjithë treguttë pensioneve private në vend.
Një tjetër garanci për kontribuesit është se Fondi i PensioneveSIGAL është pjesë e SIGAL Insurance Group kompanisë më tëmadhe të sigurimeve në rajonin Shqipëri Kosovë dhe Maqedonie Veriut./kb
